Akon po ndahet pas 29 vitesh martesë, por nuk do t’i lërë asnjë qindarkë bashkëshortes
Mesa duket, problemet nuk kanë të sosur për këngëtarin Akon kohët e fundit. Sipas mediave, procesi i divorcit mes tij dhe bashkëshortes Tomeka po merr një kthesë të fortë.
Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të siguruara nga “TMZ”, artisti ka kërkuar që t’i ndërpritet çdo detyrim për pagesë ushqimi, ndonëse edhe Tomeka kishte bërë të njëjtën kërkesë në padinë e saj të muajit shtatorit. Siç duket nga kërkesat e tyre, të dyja palët po synojnë të mbrojnë të ardhurat e tyre personale.
Në përgjigjen e depozituar të premten në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelesit, Akon kërkoi gjithashtu kujdestari fizike të përbashkët për vajzën 17-vjeçare që ka me Tomeka-n. Ndërkohë, 50-vjeçarja kërkon kujdestari ligjore të përbashkët, por kujdestarinë fizike të plotë ta ketë ajo.
Kujtojmë se Akon dhe Tomeka kanë qenë të martuar për thuajse 29 vite, por në shtatorin që lamë pas, për “diferenca të pariparueshme” mes njëri-tjetrit, bashkëshortja e këngëtarit dorëzoi kërkesën për divorc.
Ende nuk dihet se kujt do t’i japë të drejtë gjykata, por e sigurt është që vajza 17-vjeçare ndodhet në një situatë të sikletshme. Përveç çështjeve të divorcit, këngëtari është përballur kohët e fundit edhe me një tjetër problem ligjor. Siç kemi raportuar më herët, ai u arrestua javën e kaluar në Georgia të Shteteve të Bashkuara pasi nuk ishte paraqitur në gjykatë pasi ishte kapur në drejtimin e automjetit me një patentë të pezulluar.
