Fasule për ditëlindje! Darka aspak e zakonshme e reperit Diddy në burg…
Reperi i famshëm Diddy e ka festuar ditëlindjen e tij të 56-të larg reflektorëve dhe aparateve fotografikë këtë herë, por në një mensë burgu.
Sipas asaj që raporton “People”, Sean Combs i cili po vuan dënimin prej 50 muajsh për akuzat e trafikimit seksual dhe shantazhit, ka shijuar si “darkë ditëlindjeje” veç fasule me bukë, sipas menusë së burgut.
Një detaj ky që simbolikisht tregon rënien e një prej figurave më të pushtetshme të industrinsë muzikore amerikane. Për shumë vite me radhë ai ka qenë sinonim i suksesit, ambicies, lluksit e fuqisë së famës, por vërtetimi i akuzave bënë që emri i tij të pësojë një goditje të fortë.
Shpresa e tij që t’i shpëtojë daljes nga burgu në vitin 2028, është “premtimi” i Donald Trump për t’ja zbutur masën e sigurisë, siç ju kemi informuar edhe më parë.
4 nëntori i Diddyt u kalua si ditëlindjet e çdo të burgosuri tjetër, pa ndonjë privilegj apo vizitë speciale. Ndryshe nga sa ikona e Hip-Hopit është mësuar ndër vite, me festa të mëdha, “të çmendura” e që zgjasin me ditë të tëra, këtë herë çdo gjë ishte e qetë, sikur të ishte një ditë si gjithë të tjerat.
Burimet e “People” kanë arritur të sigurojnë menunë ditore të 4 nëntorit, duke zbuluar kështu edhe ushqimin që ka ngrënë reperi si për ditëlindje.
Mëngjesi që u ofrua në orën 6:30 përfshinte fruta dhe një zgjedhje mes drithërave ose bukës integrale me marmalatë. Pjata shoqërohej dhe nga një gotë qumësht.
Dreka që u servir rreth orës 12:00 ishte një zgjedhje mes pulës me parmigiano ose hamburgerit me qiqra, këto të shoqëruara nga një pije dhe një frut.
“Darka” që serviret rreth orës 16:30 ishte një zgjedhje mes picës me djathë ose fasuleve. Secila nga këto pjata shoqërohej edhe nga një sallatë e një pije. Mesa duket fasulet kanë qenë zgjedhja e Diddyt për mbrëmjen e ditëlindjes, çka me siguri e ka vënë në mendime të thella se çka humbur si pasojë e veprimeve të veta ndër vite.