“Shpejtësi dhe dashuri!” – Charles Leclerc i Ferrarit i propozon të dashurës për martesë
Piloti i skuderisë Ferrari në Formula 1, Charles Leclerc ka bërë publik lajmin e bukur: së shpejti do të martohet.
Në një postim në profilin e tij në Instagram, djaloshi nga Monaco ka publikuar disa foto krah partneres 23-vjeçare Alexandra Saint Mleux dhe ka shkruar “Zoti dhe Zonja Leclerc”, shoqëruar nga emoji të një unaze dhe 3 zemra të kuqe.
Detaji interesant që nuk mund të lihet pa u vënë re, është se Leclerc ka përdorur qenushin e tij Leo për t’i bërë propozimin Alexandrës, në varësen e të cilit ka shkruar: Babi do që të martohet me ty!
Ky lajm ka bërë xhiron e mediave në mbarë botën, për një histori dashurie që po ecën me shpejtësinë e një Ferrari.
Bëjmë me dije se Alexandra është një influencer arti, por me një prezencë të fortë edhe në botën e modës, me bashkëpunime me disa nga brendet më të famshme të modës.
Lidhja me njëri-tjetrin i bëri të 2 personazhet të jenë disi më të rezervuar në rrjetet sociale, për të mbrojtur marrëdhënien e tyre, që ndryshe nga sa disa mund të mendonin, rezultoi të jetë shumë serioze.
Alexandra Saint Mleux është parë shpesh javët e fundit të jetë prezente në çdo garë të pilotit të talentuar, pranë skuderisë së famshme Ferrari.



