Sorry, no posts matched your criteria.

“Bullizëm dhe ngacmim” – Millie Bobby Brown, akuza të rënda për kolegun e “Stranger Things”

Vetëm pak javë para nisjes së sezonit të pestë të serialit të njohur “Stranger Things”, si një ‘rrufe në qiell të hapur’ një lajm që askush nuk e priste në lidhje me kastin e prodhimit ka bërë bujë në media.

Sipas raportimeve, protagonistja e serialit, Millie Bobby Brown ka bërë një denoncim të gjatë kundër kolegut të saj David Harbour që interpreton sherifin Jim Hopper, pak para nisjes së xhirimeve për sezonin e fundit.

“Millie Bobby Brown ka dorëzuar një denoncim për bullizëm dhe ngacmim, ndaj kolegut. Janë shumë faqe akuzash dhe hetimi ka zgjatur për disa muaj.” – është shprehur një burim i besueshëm për “Daily Mail”. Sipas tij, ndaj David Harbour u krye një hetim i thellë, edhe pse rezultatet nuk janë bërë publike. Gjithësesi duhet theksuar se asnjë prej akuzave nuk kishte të bënte me ngacmim seksual.

Një periudhë jo e mirë kjo për aktorin, i cili së fundmi është ndarë dhe nga këngëtarja e famshme Lily Allen, e cila e ka akuzuar atë për tradhti. Madje ajo nuk ka ngurruar që akuzat t’i shprehë edhe në një nga këngët e saj e quajtur “Madeline”, ku shprehet “Nuk i besoj asnjë fjale nga ato që thua/Nuk jam e bindur nëse nuk keni bërë seks në shtëpinë tonë.

Gjithësesi, pavarësisht këtyre ndodhive, sezoni i pestë i “Stranger Things” pritet të dalë në muajin dhjetor dhe harbour do të vazhdojë të jetë një ndër protagonistët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com