Sorry, no posts matched your criteria.

Erion Veliaj: Djalin tim të vogël e kam takuar më shumë në burg, se kur isha i lirë

Tashmë ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është thirrur sot në Gjykatën Kushtetuese për të folur lidhur me ankimimin e tij për shkarkimin nga posti i kreut të Tiranës, çka do të pasonte edhe zgjedhje të reja lokale për Bashkinë e kryeqytetit në muajin nëntor, por që u anuluan.

Mëngjesin e ditës së sotme, me pranga dhe i shoqëruar nga policia, Veliaj u nis nga paraburgimi i qytetit të Durrësit ku ka muaj që qëndron në pritje të hetimeve dhe vendimit për të, për të kundërshtuar shkarkimin, me arsyetimin se mungesa e tij në vendin e punës ka qenë jo për faj të tij, por se e kanë detyruar.

Edhe duke ironizuar shpejtësinë me të cilën u vendos të bëhej shkarkimi i tij, Veliaj tha se askush nuk e ka njoftuar për çka do të ndodhte, që të mund të kërkonte të ishte prezent dhe të mbronte veten.

“As nuk kam vdekur, as nuk jam dënuar e as nuk kam ikur nga Tirana.” – është shprehur Veliaj në fjalën e tij, drejtuar Këshillit Bashkiak të kryeqytetit që votoi për ta larguar atë nga posti i rëndësishëm.

Ai thotë se shkarkimi i ardhur për arsye të mosprezencës 3 muaj në punë është një nga fyertjet më të mëdha, pasi në fakt nuk ka qenë vullneti i tij për të munguar. Të vetmit persona që duhet të ankohen për mungesën e tij, sipas Veliajt janë familjarët e tij. “Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time është nëna ime dhe familja. Aty kam marrë mungesë për 10 vite rresht, teksa për hir të detyrës i shërbeja këtij qyteti. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg, sesa e kam takuar në liri, ku e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë për shkak të përkushtimit.” – shprehet Erion Veliaj, duke theksuar se në më shumë se 9 vite si Kryetar i Bashkisë Tiranë, përkushtimi i tij ndaj detyrës ka qenë i pamohueshëm.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com