Habit Belen Rodriguez: Të dashurit e mi i kam rrahur të gjithë, njërit i gjuajta me kaktus
Për Belen Rodriguez, karrierën dhe jetën e saj është shkruar shumë në mediat rozë. Shpesh herë shkrimet kanë qenë të vërteta, por në shumë raste ato kanë qenë thashetheme të mbetura veç të tilla.
Mbi të thënat e të pathënat për të, moderatorja argjentinase është rrëfyer në një intervistë për emisionin “Belve” të Francesca Fagnanit.
Ajo është shprehur se historia më e rëndësishme e dashurisë që ka pasur ka qenë ajo me ish-futbollistin italian Marco Borriello, ndërsa marrëdhënia me Fabrizio Coronën e ka bërë të çmendet, në kuptimin aspak të mirë të fjalës.
Ndër të tjera ajo foli edhe për Stefano De Martinon, moderatorin me të cilin ka bërë Santiagon, djalin e tyre.
“Nuk ndjej më inat ndaj tij, por më ka humbur vlerësimi për të.” – është shprehur Belen për babanë e djalit të saj, duke e cilësuar marrëdhënien me të si toksike, për faj të Stefanos.
Por cili është defekti i Belen? Epo, është pak e dhunshme në dashuri…
“Jam agresive shpesh, ‘e dhunshme’ kur më del në pah nervi im amerikanojugor. Të dashurit e mi i kam rrahur të gjithë, madje njërit i gjuajta me kaktus. Kështu zgjidhen gjërat në Argjentinë.” – ka rrëfyer duke qeshur showgirli, duke theksuar se në fakt ai që ka vuajtur më shumë nga ky “zakon” ka qenë Stefano De Martino.
Ndër të tjera, Belen ka folur edhe për problemet e saj me depresionin.
“Kalova një periudhë të tmerrshme. Nuk jam ngritur nga krevati dhe nuk kam hapur dritaret për 2 muaj rresht. Shkova të kurohem në një klinikë.” – tregon Rodriguez, duke theksuar se varësia ndaj medikamenteve, benzodiazepinës konkretisht ju shndërrua si varësia ndaj heroinës.
Fatmirësisht tashmë gjithçka është hedhur pas krahëve.
Pavarësisht se Belen u shpreh se është single momentalisht, ditët e fundit ajo është fotografuar krah kirurgut turk Kemal Alagol, me të cilin dyshohet se ka një marrëdhënie.


