Fitoi shumë para në “OnlyF*ns”, Lily Allen mërzitet nga shitja e fotove të këmbëve
Këngëtarja e njohur Lily Allen është rrëfyer së fundmi në një intervistë rreth aventurës së saj të shitjes së fotove të këmbëve në platformën “OnlyFans”.
Ajo u shpreh se ky burim parash, kohët e fundit e kishte humbur shkëlqimin dhe ishte bërë rrjedhimisht i mërzitshëm.
“Në fakt nuk është dhe aq interesante. Kur e nisa 1 vit më parë, në fillim isha shumë aktive, por pasi u ndava nga partneri im David Harbour, nuk po më jepte më kënaqësi.” – rrëfen këngëtarja e hitit “Smile”.
40-vjeçarja, më tej shpjegoi edhe se çfarë duan në të vërtetë njerëzit në platforma të tilla ku ekspozohen pjesë të trupit, për të cilat janë të gatshëm të paguajnë shumë para.
“Ata duan të shohin shputa të pista këmbësh, çorape të bardha si të uniformave të shkollave të vajzave. Disa i duan të pastra, disa të ndotura. Duan çorape të bardha të veshura me këpucë, të shkelësh ushqime me këmbë etj.” – shprehet Allen për disa nga kërkesat më të çuditshme që i kanë ardhur.
“Por ka edhe të tjerë që thjesht duan të prekësh këmbët, t’i lyesh thonjtë me ngjyra të ndryshme apo edhe të veshësh çorape me këpucë gjykatësi.” – shton më tej këngëtarja, që kur hapi profilin e saj në platformën e njohur “me pullë të kuqe”, ishte shumë entuziaste dhe i lajmëroi të gjithë në rrjet që ta ndjekin.
Kujtojmë se 1 vit më parë, në tetor të vitit 2024, Lily tregoi në platformën “X” se po bënte më shumë para nga fotot e këmbëve në “OnlyFans”, nga sa fitonte prej të drejtës së autorit mbi këngët e saj në “Spotify” Gjithësesi, mesa duket ndarja e saj pas 4 vitesh marrëdhënie me aktorin e “Stranger Things” David Harbour, ka ndikuar që ajo të mos e shohë më si burim fitimi apo si argëtim shitjen e fotove në rrjet.
