Sorry, no posts matched your criteria.

Michelle tregon “sekretin” para takimeve romantike me Barack Obaman

Barack dhe Michelle Obama kanë shumë vite në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, e mesa duket një mënyrë për ta mbajtur sa më të gjallë këtë dashuri, është pikërisht sekreti që fshihet pas takimeve të tyre të herë pas hershme.

Në një intervistë të dhënë për “People”, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë disa detaje rreth jetës së saj bashkëshortore.

“Kur vendosim se do të kemi një takim romantik, ne nuk flasim me njëri-tjetrin përgjatë gjithë ditës. Jemi gjithë ditën bashkë se punojmë nga shtëpia, por nuk flasim fare.” – tregon 61-vjeçarja, që me Barack ka 2 vajza, Malian 27 vjeç dhe Sashan 24.

“Pra, i themi njëri-tjetrit ‘mos më fol, ruaje për në darkë!’. Edhe kur kanë të bëjnë me gjëra që kemi folur me vajzat, ja tregojmë tjetrit gjatë darkës.” – shtoi më tej Michelle, për këtë rregull sa interesant para një takimi romantik, aq edhe të vështirë për t’u zbatuar, duke marrë parasysh që e kalojnë gjithë ditën në një shtëpi.

Michelle rrëfen se në përgjithësi të dyve u pëlqen një takim i thjeshtë, pa qenë nevoja për t’u veshur shumë ekstravagantë.“Kur jemi shumë entuziastë për takimin tonë romantik, qëndrojmë në shtëpi. Nuk vishemi si për të dalë, por ndezim qirinj, vëmë muzikë, shtrojmë një darkë të mirë dhe flasim.” – tha Michelle Obama në rrëfimin e saj për “People”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com