Sorry, no posts matched your criteria.

Përplasi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit në telashe të mëdha

Mëngjesin e ditës së sotme, në zonën Fenegro të qytetit të Comos, shumë afër qendrës stërvitore të skuadrës së Interit “Apiano Gentile”, portieri i saj i dytë ka përplasur me makinë një 81-vjeçar, duke i shkaktuar atij menjëherë vdekjen.

I moshuari që quhej Paolo Saibene, banor i zonës, ka qenë duke lëvizur me karrocën e tij elektrike, kur është marrë përpara nga Josep Martinez, i cili më pas ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të lajmëruar ambulancën.

Për arsye që ende nuk janë të qarta, 81-vjeçari sapo kishte lënë korsinë e dizenjuar për biçikletat, duke u futur kështu në korsinë e makinave, për të kaluar nga krahu tjetër ose siç janë dyshimet e para, sepse është ndjerë keq dhe kështu ka dalë nga rruga e vet.

Ajo për të cilën nuk ka më dyshime është se goditja ka qenë shumë e fortë dhe fatale për të, çka e bëri që ndërhyrja e mjekëve të ishte e pashpresë.

Portieri Josep Martinez, i cili është pjesë e skuadrës së Interit që nga viti 2024, i është nënshtruar testeve rutinë të alkoolit dhe të drogës për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tyre gjatë aksidentit. Edhe pse ky dyshim mendohet i pakonceptueshëm, duke marrë parasysh se futbollisti po shkonte në qendrën stërvitore, ajo çka dyshohet më shumë është shpejtësia e lëvizjes së tij me makinë; i ka respektuar ai limitet e rrugës aty apo jo? Banorët e zonës shprehen se shpesh mjetet që kalojnë në atë rrugë e rrisin shpejtësinë, motorra apo makina qofshin ato. Madje shpesh janë pikërisht futbollistët ata që e bëjnë këtë veprim. Kjo nuk vërteton aspak fajësinë e portierit 27-vjeçar të Interit, por sigurisht që hetimi i ngajrjes do të zbardhë gjithçka ka ndodhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com