Sorry, no posts matched your criteria.

“Hipokritë!” – Komshinjtë e rinj ankohen për Princin William dhe Princeshë Kate Middleton

Princ William dhe Kate Middleton po bëhen gati që sipas planit të transferohen në shtëpinë e re në Forest Lodge më 5 nëntor, por mesa duket komshinjtë e tyre të rinj nuk janë aspak të lumtur për këtë lajm.

Sipas raportimeve të “The Sun” dhe “The Telegraph”, banorët e zonës nuk janë të kënaqur me masat e tepërta të sigurisë që po merren; kamerat e shumta, gardhet e vëna dhe ndalimin e levizjes së lirë në një zonë rreth 60 hektarë. Masa këto, që do të çojnë në arrestimin e çdo personi të dyshimtë.

Para se të niste marrja e masave për ardhjen e çiftit të familjes mbretërore, zona vizitohej çdo ditë nga shumë njerëz, madje aty kishte dhe një dyqan që shiste bredha të vitit të ri.

Banorët e zonës tashmë kanë nisur të akuzojnë Princin dhe Princeshën e Uellsit për hipokrizi.

“Familja Mbretërore na nxit ne të dalim në natyrë, por më pas na ndalon ta bëjmë. Kjo është hipokrite. Jam dakord që ata të mbrohen nga shumë idiotë që duan t’i qëllojnë apo të bëjnë fotografi, por ndërkohë që shtëpia është shumë larg, ata kanë vënë një gardh të madh dhe shumë kamera.” – shprehet njëri prej banorëve lokalë.

“Jam shumë i nervozuar. Jam i sigurt se ka plot vende ku ata mund të shkonin për të jetuar. U gëzova kur mësova se do vinin në këtë zonë, por neve nuk na lajmëruan fare dhe nuk na u dha asnjë shpjegim tjetër veç çështjes së sigurisë.” – shkruan një banor tjetër që është ankuar.

Ndërkohë që shumë të tjerë do të ndiheshin krenarë që William dhe Kate do të ishin “komshinjtë” e tyre, banorët e zonës së Forest Lodge nuk kanë nguruar të shprehin pakënaqësitë, më shumë jo përkundrejt masave të sigurisë, por për mungesën e transparencës dhe për faktin se ajo zonë që shijohej nga të gjithë, tashmë do të jetë thuajse e ndaluar.

Nuk e dimë nëse çifti i familjes mbretërore do t’i përgjigjet në ndonjë formë kërkesave të tyre, por për këtë duhet të presim derisa ata të transferohen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com