Sorry, no posts matched your criteria.

Kylie Jenner për Timothee Chalamet: Nuk bëjmë seks po nuk fitoi skuadra e zemrës!

Nuk ndodh shpesh që Kylie Jenner të japë shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me aktorin Timothee Chalamet, e aq më pak për jetën e tyre seksuale, por duket se ditët e fundit e ka bërë një “lëshim”.

Nëpërmjet një videoje të postuar në TikTok, që në fakt nuk përfshin 2 personazhet e famshëm, ajo ka lënë të kuptohet shumë.

Pasi ndoqën së bashku ndeshjen e Basketobollit mes New York Knicks, skuadrës që bën tifo Chalamet dhe Indiana Pacers në Madison Square Garden, Kylie publikoi një video në profilin e saj, që i përket një skene nga seriali i famshëm “Sex and the City”.

Në klip duket Carrie Bradshaw (që luhet nga Sarah Jessica Parker) e cila pyet Samantha Jones (Kim Cattrall) se pse është duke parë një ndeshje basketbolli. Pyetjes Samantha iu përgjigj duke thënë se po e sheh për arsye se i dashuri është i fiksuar pas këtij sporti. Por ajo që ka dashur ndoshta të tregojë Kylie dhe që ka kapur menjëherë vëmendjen e ndjekësve ka qenë fraza pasardhëse e skenës.

“Unë nuk bëj seks nëse New York Knicks nuk fiton ndeshjen!”

Kjo ka lënë të kuptohet se me shaka, miliarderja ka dashur të tregojë jo vetëm dashurinë e aktorit hollivudian për skuadrën e tij të zemrës, por edhe efektin që rezultati i ndeshjes jep në jetën e tyre seksuale.

Kaq është dashur që fansat e Kyliet “të çmenden” dhe të tregojnë gjithë entuziazmin e tyre nëpër komente, që përveçse “i qajnë hallin asaj”, bëjnë shaka dhe për fiksimin e Timothee me basketbollin. Fundja, edhe Timothee, pavarësisht se është i famshëm dhe shumë i pasur, kur bëhet fjalë për skuadrën e tij të zemrës e përjeton si të gjithë djemtë e zakonshëm, ashtu si edhe Kylie, me humor e sportivitet e pranon këtë fakt.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com