Sorry, no posts matched your criteria.

“Narcistë, të pabesë dhe të droguar!” – Vajza e tyre akuzon aktorët Alec Baldwin dhe Kim Basinger

Shumë afër ditëlindjes së saj të 30-të, Ireland Baldwin, vajza e aktorëve të famshëm Alec Baldwin dhe Kim Basinger reflekton mbi fëmijërinë e saj të vetmuar, në një postim në blogun “Substack”, të cilin e ka quajtur “30, Flirty and Surviving”.

Ish-modelja ka shkruar për momentet e dhimbshme të së shkuarës dhe për mënyrën se si ka arritur të largohet nga familjarët e saj “narcistë, të varur nga droga dhe që nuk mund t’u zësh besë”.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Ireland kritkon familjen e saj, pasi e ka bërë edhe një vit më parë, teeksa priste të lindte fëmijën e saj të parë.

“Shtatzënia është e vështirë, ndihem e vetmuar. Është e vështirë të mos kesh familjen pranë sepse janë idiotë me të cilët nuk dua më të kem kontakte!” – shprehej e revoltuar 30-vjeçarja.

Ajo nuk ka përmendur emra konkretë, por flitet se kryesisht e ka me të atin, Alec Baldwin. Ai dhe Kim Basinger u martuan në vitin 1993 dhe në vitin 2002 u divorcuan. Nga kjo martesë lindi pikërisht Ireland. Bëjmë me dije se në vitin 2007, mediat bënë publik një mesazh audio ku aktori i njohur shprehej për vajzën e tij si “një derrkuce e paedukatë dhe e pakujdesshme”. Mendohet se kjo ka qenë pika që ka thyer marrëdhënien brenda familjes.

“Shkoj në moshën 30-vjeçare pa peshë mbi supe. Kjo peshë që u shkaktua nga marrëdhënia me familjarët e mi narcistë, që nuk mund t’u zije besë dhe të varur nga droga, për të cilët mendoja se kisha nevojë në jetë!” –  shkruan e zhgënjyer, por njëkohësisht e çliruar Ireland.
Ajo thotë gjithashtu se ka kaluar një fëmijëri ku dy prindërit mungonin gjithë kohës, dhe pa praninë e ndonjë motre apo vëllai me të cilët mund të komunikonte.

“Vajza ime nuk ka pse të njohë këta persona dhe unë do ta mbroj prej tyre. Unë do të bëj më të mirën që të krijoj idenë time të familjes, hap pas hapi, për të treguar se si anëtarët e një familjeje e trajtojnë njëri-tjetrin.” – shprehet vajza e dyshes hollivudiane, për të voglën e saj 2-vjeçare Holland. Ajo gjithashtu shton se pas gjithë atyre viteve vetmie e vuajtjesh, tashmë ka filluar të shijojë jetën, pikërisht e motivuar nga familja e saj e re.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com