Sorry, no posts matched your criteria.

Gjykata dënon aktoren Egla Ceno për shpifje për akuzat ndaj Saimir Kodrës

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren dhe fituesen e “Big Brother VIP”, Egla Ceno, për veprën penale të shpifjes ndaj gazetarit të njohur Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme dhe parashikon një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra ndaj aktores.

Procesi gjyqësor nisi pas deklaratave publike të bëra nga Egla gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku ajo pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv. Edhe pse fillimisht nuk e përmendi emrin e plotë (Kodra), në publik u aludua gjerësisht se bëhej fjalë për moderatorin Saimir Kodra. Ky i fundit reagoi menjëherë pas deklaratave, duke ngritur një padi për shpifje dhe mbrojtje të reputacionit të tij në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Sipas informacionit që qarkullon në media, gjatë zhvillimit të procesit Egla ndryshoi disa herë versionet e saj të mbrojtjes. Fillimisht deklaroi se nuk kishte përmendur emër të plotë, më pas pretendoi se kishte përdorur mbiemrin “Kodra” në mënyrë të përgjithshme, dhe në një fazë të mëvonshme theksoi se deklaratat e saj kishin një karakter simbolik dhe nuk kishin si qëllim të dëmtonin askënd personalisht, por të ngrinin zërin për gratë që kanë përjetuar abuzime seksuale. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se deklaratat publike të bëra nga Ceno ishin të drejtuara konkretisht ndaj Saimir Kodrës dhe përbënin shpifje, duke sjellë dëm ndaj figurës dhe reputacionit të tij në publik.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com