Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Djali i këngëtares Pink u shndërrua njësoj si ajo dhe fansat u dashuruan!

Transformimi “nostalgjik” i pamjes së Jameson, djalit të këngëtares së famshme Pink ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj dhe të mediave online.

Carey Hart, bashkëshorti i Pink me të cilin ka 2 fëmijë nga marrëdhënia e tyre 19-vjeçare, ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram disa foto të djalit nga një ndeshje “hockey”, për të cilën e ka bindur pikërisht ajo që të ushtrohet. Por ajo që tërheq më shumë syrin e ndjekësve nuk janë aftësitë e tij sportive apo uniforma që ka veshur, por… ngjyra “pink” e flokëve. Ky detaj i dukshëm, menjëherë të sjell në mendje mamanë e tij në kulmin e karrierës së saj, rreth viteve 2000-2010.

Duket se modeli i flokëve, kombinuar me ngjyrën e re e kanë bërë Jameson një kopie të artistes shumë të dashur në mbarë botën, që frymëzoi një brez të tërë, por edhe la gjurmë në muzikën botërore me performancat e saj të veçanta.   

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pink është shprehur se të qenurit mama përveçse e ka ndryshuar si njeri, ka ndikuar që të ndryshojë edhe muzika që ajo bën.

“Që kur jam bërë nënë jam njeri tjetër. Jam shumë më e hapur, e pranoj veten si jam, mendoj shumë. Mendoj se çfarë do të lëmë pas për fëmijët dhe drejtimin që do të marrim në jetë.” – është shprehur artistja.

Gjithësesi, me gjithë dyshimet që Pink mund të ketë, duhet të ndihet krenare për Jameson, i cili e ka ndjekur atë si shembullin “perfekt”, të paktën sa i përket pamjes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com