Vullkani “zombi” gati të shpërthejë pas 700.000 vitesh? Shqetësohen shkencëtarët…
Një vullkan i përgjumur ose i ashtuquajtur “zombi”, i karakterizuar vetëm nga aktivitet i dobët i regjistruar në shekullin e fundit, është duke dhënë shenja rizgjimi me rrezikshmëri shpërthimi të mëdha.
Sipas shkenctarëve, bazuar në të dhënat e tyre ky vullkan nuk ka shenja që të ketë shpërthyer në 700.000 vite, por këtë herë duket se kërcënimi është i madh. Bëhet fjalë për vullkanin Taftan në Iranin jugor, që përbëhet nga 2 kratere të mëdha dhe që arrin lartësi deri në 4000 metra. Ky vullkan është formuar miliona vjet më parë si pasojë e pllakave tektonike euroaziatike dhe arabike.
Pavarësisht shenjave të vogla ndër vite, nxjerrjes së tymit herë pas herë, si ai në vitin 1993, studimi “Geology and geochemical evaluation of Taftan Volcano, Sistan and Baluchestan Province, southeast of Iran” thotë se nuk ka shenja të shpërthimeve efektive për rreth 700 mijë vite.
Ka ende paqartësi rreth aktivitetit të vërtetë të vullkanit Taftan, pasi mbikqyrja e tij nuk ka qenë gjithnjë serioze dhe e frytshme, prandaj autorët e studimit kërkojnë që të aplikohet një strategji e re vëzhgimini në mënyrë që të parashikohet dhe të parandalohet çdo rrezik nga shpërthimet.
Sinjalet e para se vullkani mund t’i afrohet një shpërthimi të mundshëm datojnë mes vitit 2023-2024, falë matjeve dhe analizave të bëra nga hapësira. Shkencëtarët kanë vënë re “fryrje” për rreth 11 centimetra në vit e gjithashtu ndryshime në çlirimin e gazrave, çka i ka vënë në alarm.
Shkencëtarët e këtij studimi, të cilët drejtohen nga një grup spanjoll kanë nisur bashkëpunimin me kolegë të Universitetit të Hong Kongut dhe të Universitetit të Berlinit, për të përshpejtuar studimin e vullkanit “zombi” dhe parandalimin e çdo rreziku.
