Rita Lati pyetet për dhëndrin: Roza më do në mëngjes, s’më do më në darkë!
Aktorja e mirënjohur e humorit Roza Lati ka qenë e ftuara e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, e drejtuar nga moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo.
Aktorja, në pogram ka diskutuar për tema të ndryshme, nga karriera, jeta e saj sentimentale, për vajzën Roza Lati si edhe për gatimin, si objekt kryesor i programit. Gjithsesi Rita nuk resht kurrë së surprizuari apo së shkaktuari të qeshura me përgjigjet e saj spontane.
Fillimisht ajo u pyet nga Albani se si ka mundur që përgjatë jetës dhe karrierës së saj të shfaqet gjithnjë pozitive, pavarësisht vështirësive që ka kaluar.
“Sa më të forta hallet, aq më i fortë buzëkuqi, aq më të larta takat!” – është shprehur me vendosmëri aktorja, si për të treguar që ka gjetur gjithnjë zgjidhje përballë vështirësive. Ajo e ka cilësuar veten “Rita e humorit”, për të thënë se edhe kur ka qarë, ka bërë makiazh dhe ka dalë në skenë për të bërë për të qeshur publikun, si pjesë të punës së saj, madje në një rast pasi ka varrosur babanë e saj.
Më tej, aktorja e njohur e shumë telekomedive të dashura për publikun është ngacmuar pak edhe në raport me vajzën dhe “dhëndrin” e saj, marrëdhënien që ka me të. “Kë dhëndër? Kë të dashur? Mua Roza më do në mëngjes, nuk më do në darkë, kështu më ka thënë. Po përtej shakave unë dua që Roza të jetë mirë, të jetë e lumtur. E kam ‘stakuar’ mendjen tani, nuk e marr më me ‘obobo’. Unë dua vetëm ta shikoj atë të bukur, të buzëqeshur dhe të lumtur, se e meriton, pasi unë i kam munguar gjithë jetën Rozës.” – ka shtuar Rita, duke treguar kështu dashurinë e madhe që ka për të, por edhe zgjedhjen që ta lërë të lirë ta jetojë jetën si vajza të ketë dëshirë, duke i uruar më të mirën.