“Do të publikoj fotot e tua nudo!” – Kërcënohet vajza e Ambra Angiolinit dhe Francesco Rengës
Jolanda Renga, vazja e këngëtarit të njohur italian Francesco Renga dhe ikonës së televizionit atje Ambra Angiolini, ka bërë një denoncim publik ndaj një personi që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Jolanda rrëfen se ka marrë një mesazh alarmues dhe të frikshëm, edhe pse pas pak momentesh ëshë qetësuar dhe ka vendosur ta trajtojë çështjen ashtu si e meriton.
“Në mesnatë do të publikoj foto të tuat nudo. Thuaji dhe Ambrës se nëse nuk më jep 10.000 dollarë, do të të shkatërroj jetën.” – shkruante në mesazhin që denoncon 21-vjeçarja.
Jolanda, e sigurt edhe se ajo çka thuhej në mesazh nuk ekzistonte, vendosi menjëherë që me familjen e saj ta dërgojë çështjen në autoritetet përkatëse.
Gjithsesi ajo nuk fsheh që reagimi i parë ishte frika, pasi jo vetëm që në mesazh përmendej emri i mamasë së saj, por edhe se në kohët e sotme është e mundur që me anë të inteligjencës artificiale të realizosh dhe foto që mund të duken si të vërteta.
Në fund të postimit të saj, Jolanda u bën thirrje të gjithë personave që mund të gjenden në një situatë të ngjashme, që të mos bien pre e shantazhit të askujt dhe të kërkojnë ndihmë nga personat e afërt, e të denoncojnë menjëherë situatën.
