Sorry, no posts matched your criteria.

Bashkëshortja e Bruce Willis thotë se vajzat e vogla janë të pikëlluara për babanë e tyre

Emma Hemin Willis, bashkëshortja e yllit të Hollywood-it Bruce Willis është shprehur së fundmi se fëmijët e tyre të vegjël janë duke vajtuar sëmundjen e të atit. 47-vjeçarja, pak muaj më parë u detyrua ta lëvizte aktorin e famshëm në një azil, për shkak se ai tashmë vuan nga demenca frontotemporale.

“Ato po e përballojnë mirë, por gjithësesi e vajtojnë mungesën e të atit. Ato i ka marrë shumë malli për babanë. Bruce mungon në hapa të rëndësishëm të rritjes së tyre dhe kjo është e vështirë për to.” – u shpreh Emma për “Vogue Australia”, referuar vajzave Mabel Ray dhe Evelyn Penn, 13 dhe 11 vjeç.

Ajo shtoi se shpesh kur fëmijët janë të mërzitur, nuk di nëse do ta marrin veten, por kjo është një fazë që jeta po i bën të mësojnë, ato dhe vet Emmën.

Ylli i “Die Hard” dhe i shumë filmave të tjerë të njohur tashmë po jeton me kohë të plotë në një shtëpi qëndrimi, ku po merr kujdesin e një grupi të specializuar për sëmundjen e tij komplekse. Një vendim ky që u pasua me shumë kritika për bashkëshorten e aktorit 70-vjeçar, të cilin influencerja e ka konsideruar si vendimin më të vështirë të jetës.

“Shpesh kujdestarët e të sëmurëve gjykohen shumë shpejt nga ata që nuk e kanë përjetuar këtë sfidë dhe nuk e njohin.” – është shprehur Emma për kritikat e shumta që ka marrë në rrjet pasi “ka nxjerrë nga shtëpia” aktorin.

Kujtojmë se demenca frontotemporale që ka prekur Bruce Willis e cila iu diagnostikua në shkurt të vitit 2023, ndikon sjelljen dhe komunikimin e tij, duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Informacionet e fundit kanë dëshmuar se ai tani nuk njeh më as familjarët e tij.

Gjithsesi, në raport me shëndetin e tij, Emma është shprehur se gjendja është e qëndrueshme, shëndeti fizik është i mirë, por është truri ai që shfaq probleme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com