Sorry, no posts matched your criteria.

Kërcënime në familje dhe 15 vite gjyqe, Orinda Huta rrëfen konfliktin

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e brendshme të gjykatës së Apelit në Tiranë vetëm pak ditë më parë ka shkaktuar reagime të shumta jo vetëm kundër dhunës, por edhe indinjatë lidhur me moszgjidhjen e proceseve të ndryshme gjyqësore në Shqipëri.

Një prej personazheve të njohur që ka reaguar edhe me një rrëfim personal ka qenë këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, e cila ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram. Ajo është shprehur se edhe vet është pjesë e një procesi gjyqësor që nuk gjen zgjidhje prej 15 vitesh.

“Zoti e di se sa do të zgjasë se akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi akoma me shtetin. Por janë tokat e mamasë time dhe do i marr njësoj si i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë.” – shprehet Orinda në postimin e saj.

Ajo më tej shton edhe një detaj personal, që në fakt zbulon pak nga konflikti për të cilin flet.

“Në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajturit “daja” se pse kam kërkuar të drejtën e familjes sime.” – ka thënë moderatorja.

Rrëfimi i saj, krahas shprehjes së shqetësimit për çështjen që e ka prekur personalisht, është dhe një thirrje ndaj “dakordësisë” me krimin dhe vrasjen, siç është parë shpesh ditët e fundit nëpër rrjete sociale, me njërëz të ndryshëm që justifikojnë atë që i ndodhi gjyqtarit Kalaja. Sipas saj, komente të tilla janë një këmbanë alarmi për të gjithë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com