Sorry, no posts matched your criteria.

A dhunoi Icardi njërin prej djemve të Wanda Narës? Gjykata jep vendimin…

Vazhdon të mos ketë asnjë moment paqeje mes futbollistit argjentinas Mauro Icardi dhe tashmë ish-partneres së tij Wanda Nara.

Sikur të mos mjaftonin zënkat, thashethemet e showbizit, tradhëtitë që kanë qenë pjesë e kësaj marrëdhënieje që në zanafillë të saj, së fundmi janë ngritur dhe akuza për dhunë.

Ka qenë pikërisht Wanda Nara dhe babai i 3 fëmijëve të saj të parë, ish-futbollisti Maxi Lopez ata që kanë denoncuar sulmuesin e Galatasarayt, duke pretenduar se ai ka ushtruar dhunë ndaj 1 prej 3 fëmijëve të tyre Valentino, Constantino a Benedicto, të cilët në fakt janë rritur në një shtëpi me Icardin. Kujtojmë se marrëdhënia e Wandas me Icardin nisi kur 3 fëmijët ishin ende të vegjël, e më pas nga marrëdhënia e tyre lindën edhe 2 vajza të tjera.

Gjithësesi, pavarësisht akuzave dhe aludimeve të shumta, ka dalë vendimi përfundimtar.

Gjykata e Tigres ka arkivuar tashmë çështjen e Maxi Lopez dhe Wanda Narës ndaj Mauro Icardit për dhunë ndaj njërit prej fëmijëve, pasi nuk ka asnjë provë apo indicie reale që të bëjë të dyshohet për këtë. Kjo e nxjerr futbollistin që luan në Turqi plotësisht të pafajshëm.

Krahas këtyre peripecive, shumë shpejt do të marrë fund edhe çështja e divorcit, kështu që kushdo prej të dyve do të mund të jetojë lirisht jetën e tyre sentimentale me partnerët e rinj përkatës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com