Sorry, no posts matched your criteria.

“Videot e babait tim Robin Williams me Inteligjencë Artificiale, të turpshme!”

Vajza e aktorit të ndjerë Robin Williams u ka kërkuar fansave të tij që të mos i dërgojnë më asaj video të të atit, të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale.

Kujtojmë se aktori i famshëm i “Dead Poets Society”, “Good Will Hunting”, “Jumanji” e shumë filmave të tjerë, u nda nga jeta në vitin 2014. Trashëgimia kinematografike e tij ka bërë që fansat të kërkojnë ta “risjellin në jetë’ falë inteligjencës artificiale, diçka që në fakt nuk vlerësohet shumë nga nga vajza e tij Zelda.

“Ju lutem, mos më dërgoni më video artificiale të babait. Është idiotsi, humbje energjie e kohe dhe më besoni, nuk është ajo çka ai do të donte!” – shprehet ajo në rrjetet sociale.

“Nuk jeni duke bërë art, por hot-dog nga procesimi i jetës së njerëzve, nga historia e artit dhe muzikës, për t’ja servirur dikujt nga i cili shpresoni se do të merrni pëlqimin!” – shprehet e indinjuar Zelda, e cila mendon se krijimi i videove të ngjashme me Inteligjencë Artificiale vetëm u jep përfitime kompanive të teknologjisë dhe nuk i shërben artistëve, të gjallë ose jo qofshin ata.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com