Salma Hayek do të donte ta zhdukte këtë film nga karriera e saj
Salma Hayek ka patur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollywood, por si çdo aktor me edhe ajo i ka disa projekte që do të donte të mos i kishte bërë. Në një intervistë për The Guardian, Hayek ka pranuar se një nga pendesat e saj më të mëdha është filmi “Everly” i vitit 2014.
“Nuk dua të flas për këtë. Nuk është ajo që mendoja se do të ishte. Dua që të zhduket,” u shpreh aktorja.
Salma Hayek e nisi karrierën e saj në televizionin meksikan, përpara se të depërtonte në Hollywood me filmin “Desperado” krah Antonio Banderas në vitin 1995.