Sorry, no posts matched your criteria.

Këtë vit tek Prada gjeni pafundësi kombinimesh

Sfilata pranverë 2026 e Prada u mbajt në vendin e zakonshëm Deposito Fondazione, por këtë herë me një qasje krejtësisht ndryshe. Miuccia Prada dhe Raf Simons hoqën dorë nga ndërtimet madhështore që kanë karakterizuar skenografinë ndër vite (si ujëvarat apo labirintet prej skelash), duke e zhveshur ambientin në mes dhe lyer dyshemenë me një portokalli të ndezur, që krijoi një atmosferë dramatike dhe minimaliste. Vendet e uljes ishin organizuar në katër nivele të thjeshta, në formë tribune.

Në audiencë ishin figurat e zakonshme të botës së modës redaktorë, stilistë, blerës por edhe emra të njohur si Carey Mulligan dhe Maya Hawke.

Prada njihet për estetikën e saj të veçantë — elegante, inteligjente dhe shpesh e papërkufizueshme. Këtë sezon, dizajnet ishin të zhveshura nga logoja ikonike me trekëndëshin përmbys (përjashto një stemë të vogël në disa polo), dhe fokusi ishte tek forma, ngjyra dhe eksperimentimi.

Koleksioni solli një dekonstruktim të kodit klasik Prada: veshje që nuk ndjekin rregulla të qarta, por nxisin lirinë e interpretimit dhe të veshjes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com