Reese Witherspoon thyen heshtjen: Si u shërua pas një lidhjeje abuzive!
Në një intervistë të fundit për The New York Times, aktorja e njohur Reese Witherspoon foli hapur për largimin nga një marrëdhënie abuzive në rininë e saj dhe ndikimin emocional që ajo përvojë pati mbi të.
“Kam qenë shumë e mirë në të qenit profesioniste dhe në të bërë gjënë e duhur, por emocionalisht nuk isha e pjekur,” rrëfeu ajo. Aktorja pranoi se për një kohë të gjatë besoi fjalët e dëmshme që i ishin thënë, gjë që e goditi në vetëvlerësim.
“Më duhej kohë për ta rindërtuar veten. Shpirti im ishte zbehur dhe duhej të riformatoja trurin tim,” tha 49-vjeçarja.
Sot, ajo ndan historinë e saj për të fuqizuar të tjerët që po përballen me sfida të ngjashme.