Diva e popit Christina Aguilera është po aq “Dirrty” sa 23 viteve më parë
Christina Aguilera u rikthye fuqishëm në epokën e saj “Dirrty” gjatë koncertit të së shtunës në San Francisko.
Ylli i pop-it elektrizoi skenën si kryeartiste e Portola Music Festival, duke bërë që publiku të ndjehej sikur ishte rikthyer në vitin 2002, ndërsa ajo parakalonte në skenë me një pamje që të linte pa fjalë.
Duke u frymëzuar nga veshja ikonike e albumit Stripped, Christina, 44 vjeçe, shkëlqeu me një palë chaps me xixa argjendi dhe një bodysuit prej lëkure.
Veshja provokuese prej lëkure ishte e zbukuruar me zinxhirë dhe rruaza argjendi, ndërsa look-u i viteve 2000 plotësohej me doreza pa gishta, geta rrjete dhe syze të errëta me ngjyrë.
Dhe siç e do rasti, kënga me të cilën hapi performancën ishte pikërisht superhiti i saj i vitit 2002, Dirrty, që shpërtheu ndërsa flakët ndriçonin skenën.
“Kanë kaluar mbi 20 vite,” u tha ajo fansave gjatë koncertit. “Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm.”