Sorry, no posts matched your criteria.

Noizy dhe Mozzik thumbojnë njëri-tjetrin (dhe ky sherr po bëhet çdo ditë online)

Mozzik është arrestuar të martën në aeroportin e Prishtinës, pasi ka hyrë në Kosovë me dy ora luksoze, të cilat kapin shifrat 1.5 milion euro. Thuhej se Mozzik i kishte borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.

Reperi ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim të tij dhe nuk ka as borxhe ndaj shtetit. Sipas tij këto janë shpifje për të dëmtuar imazhin e tij, por këtë situatë ka vendosur ta përballojë me qetësi.

Kaq ka mjaftuar që Noizy të tallet me disa postime në Instastory, rreth blerjes së dy orave të Mozzik në dyqanin fizit të Richard Mille. Ndërsa Mozzik reagoi për herë të parë ndaj këtyre deklaratave, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet mes artistëve. “Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist,”, tha Mozzik për Gazetën Demos.


POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com