Sorry, no posts matched your criteria.

Edhe pse të ndarë fëmijët e Ben Affleck dhe J.Lo janë kudo bashkë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mund të jenë ndarë, por familjet e tyre vazhdojnë të mbeten të lidhur. “Gjërat mes Ben dhe Jennifer janë mirë,” thotë një burim pranë Affleck për revistën PEOPLE. “Edhe pse nuk janë më bashkë, ata kanë marrëdhënie miqësore. E njëjta gjë thuhet edhe për fëmijët e tyre, sipas disa burimeve.

“Fëmijët janë ende shumë të afërt,” thotë burimi pranë Affleck. “Ata kanë të njëjtat grupe shokësh, takohen shpesh dhe flasin gjithë kohën. Ben dhe Jennifer bëjnë çmos që fëmijët të ndiejnë që ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Gjëja më e rëndësishme për të dy është t’i rrisin fëmijët në një mjedis mbështetës, kështu që kanë në plan të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit.”

Ben Affleck, 53 vjeç, është baba i Violet, 19 vjeçe, Seraphina, 16 vjeçe dhe Samuel, 13 vjeç, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, 53 vjeçe, ndërsa Lopez dhe ish-bashkëshorti Marc Anthony, të dy 56 vjeç, kanë binjakët 17-vjeçarë Max dhe Emme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com