Tendencat e thonjve vjeshtë 2025 by “Global Woman Beauty”
Me ardhjen e vjeshtës, natyra ndryshon ngjyrat dhe bashkë me to ndryshon edhe paleta e bukurisë.
Vjeshta 2025 sjell në fokus elegancën, ngjyrat natyrale dhe stilin e rafinuar dhe vendi ideal për t’i përjetuar këto tendenca është pa dyshim “Global Woman Beauty”.
Ky sallon është më shumë se një destinacion bukurie. Është një hapësirë ku estetika bashkohet me profesionalizmin dhe ku çdo trajtim shndërrohet në një përvojë personale. Në zemër të këtij përkushtimi qëndron Imelda Musai, specialiste e thonjve, e cila njihet për punën e saj të pastër, kreative dhe gjithmonë në hap me trendet globale.
Ky sezon vjen me një rikthim te ngjyrat e tokës dhe nuancat e ngrohta, të cilat krijojnë një pamje natyrale, por jashtëzakonisht elegante.
Këto janë disa nga ngjyrat kryesore që do të dominojnë këtë vjeshtë:
Vishnje e thellë – E pasur dhe misterioze, ideale për mbrëmjet e ftohta.
Portokalli i djegur – Një ngjyrë që sjell ndjesinë e gjetheve të vjeshtës dhe ngrohtësinë e diellit të fundit të verës.
Tonet e tokës – si ngjyra kafe, “nude” etj, perfekte për një pamje të natyrshme dhe delikate.
Burgundy klasik – E përjetshme, dramatike dhe gjithmonë në modë.
Forma & Dizajni
Minimalizëm me elegancë, vjeshta 2025 favorizon forma të natyrshme si bademi i butë apo ovalet e zgjatura, të cilat i japin dorës një pamje elegante.




