Ishte vetëm 19 vjeç kur luajti filmin e parë. Si e kujton regjisori i famshëm Beyonce
Beyoncé Knowles-Carter po dridhej si një “gjethe” gjatë audicionit të saj të parë për aktrim, i cili i dha asaj rolin kryesor në filmin televiziv të MTV-së të vitit 2001, Carmen: A Hip Hopera.
Diva e popit, sot 43 vjeç, ishte vetëm 19 vjeçe kur fluturoi drejt New York-ut për të bërë audicion para regjisorit Robert Townsend, i cili e pëlqeu shumë për ‘pamjen e saj mahnitëse’ si anëtare e grupit, Destiny’s Child.
“Ajo ishte me kreun e A&R-së për t’u siguruar që të mbrohej si kliente. Kishte edhe truprojë me vete,” kujtoi regjisori 68-vjeçar në emisionin Legacy Talk me Lena Waithe të martën e kaluar.
“E pashë që ishte nervoze, shumë nervoze – po dridhej dhe gjithçka.” përfundoi ai