Sorry, no posts matched your criteria.

“Hunter”: Nga pellgjet në pasarela

Çizmet e stilit gjuetar nuk janë më vtem për ditët me shi por në vjeshtën e vitit 2025 ato kthehen në një pjesë të pandashme të garderobës suaj. Mjafton të përmendësh markën Hunter dhe menjëherë të vjen në mendje shiu, pellgjet dhe klima tipike britanike, por këtë sezon harroni motin pasi çizmet më ikonike të gomës kanë kaluar përtej funksionit praktik dhe janë bërë një deklaratë stili, të denja për t’u veshur edhe nën diellin e vjeshtës.

Të njohura edhe si Wellington boots apo “Wellies”, këto çizme janë simbol i modës britanike dhe po shfaqen gjithandej nga festivalet verore, deri në rrugët urbane me atmosferë vjeshte. Ndonëse tradicionalisht lidhen me shiun, këtë vit ato shfaqen si zgjedhja e preferuar pikërisht kur nuk ka shi. Dhe është pikërisht kjo qasje e papritur që i bën edhe më të dëshirueshme.

Vish çizmet kur nuk ke pse — sepse stili s’ka nevojë për arsye.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com