Donatella Versace hoqi silikonin dhe bota tani do të jetë më e qetë…
Donatella Versace ka befasuar ndjekësit me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale. Prej vitesh ajo është komentuar shumë për pamjen e saj edhe pse ajo vetë ka pranuar publikisht përdorimin e botoksit dhe fillerave në portretin e saj.
Shumë ndjekës kanë vënë re së fundmi se buza e saj e sipërme dukej shumë më e hollë dhe faqet më pak të fryra në krahasim me fotot e mëparshme. Për të sqaruar të këto ndryshime të kirurgjisë kozmetike Anastasia Koles ndau mendimin e saj me Daily Mail.
“Buzët e saj duken më të vogla se më parë. Gjithashtu, duket se ajo ka pasur mbushës të përhershëm në të kaluarën, ndoshta silikon, të kombinuar me mbushës hialuronik të aplikuar në to. Nëse mbushësi hialuronik është tretur ose është zbërthyer natyrshëm, kjo mund të shpjegojë humbjen e vëllimit”, tha ajo.