Jessie J pas operacionit i vendos vetes qëllime të reja…
Jessie J duket se i është rikthyer fuqishëm jetës pas operacionit të kancerit. Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj këngëtarja ka shpërndarë një video në Instagram të shtunën, duke renditur disa sfida të reja që shpreson t’i ndjekë.
Ajo tha se dua të shkruaj libra. Të bëj një album për fëmijë. T’i heq të gjitha tatuazhet. Të çoj familjen time me pushime.Dua të mësoj të ngas biçikletën. Do të më pëlqente të mësoja një gjuhë tjetër… por e di që kjo nuk do të ndodhë.
Dua të shoh nëse mund të gjej ndonjë ilaç ose ndonjë terapi njohëse a diçka për ADHD-në dhe OCD-në time, është shprehur këngëtarja e hitit Price Tag.