Georgina i thotë “Po” propozimit të Ronaldos
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë shpallur fejesën e tyre, ndërsa partnerja e futbollistit postoi në Instagram një foto ku tregonte unazën gjigante me diamant të hënën.
Futbollisti portugez, më në fund i kërkoi dorën pas nëntë vitesh lidhje, pas muajsh e muajsh me spekulime për fejesë.
Duke konfirmuar fejesën, modelja argjentino-spanjolle, shkroi: “Po, pranoj. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”