Backstreet Boys sfidojnë NSYNC: “Hajdeni, pesë me pesë – po ju presim!”
Lufta e boy band-eve ka kaluar nga skena në… fushën e golfit!
Nick Carter dhe Brian Littrell, dy nga djemtë më ikonë të Backstreet Boys, i kanë hedhur dorashkën publikisht Justin Timberlake dhe shokëve të tij të NSYNC për një përballje epike: pesë kundër pesë me topa golfi!
Gjatë një pushimi të lehtë nga koncertet madhështore në Sphere në Las Vegas, Carter dhe Littrell u fotografuan nga TMZ duke luajtur golf në Pebble Beach, por nuk u mjaftuan vetëm me kaq…
“E dëgjoni të parët këtu te TMZ,” bërtiti Littrell me stil, “Do të jetë Boy Band Mania Golf Tournament!” Ndërkohë, Nick Carter shtoi me buzëqeshje sfiduese: “Po i sfidojmë NSYNC tani për një pesëshe përballë pesëshe! Le t’i shohim kush janë burrat.” BSB dhe NSYNC kanë qenë dy nga grupet më të suksesshme të viteve 90 dhe për kohën janë konsideruar si dy grupe rivale, por koha vërtetoi të kundërtën.