Më në fund e zbuluam të dashurën e Jozit…
Jozefin Marku konfirmoi pak ditë më parë në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit. Megjithatë Jozi duket se nuk ka mundur ta mbajë plotësisht të fshehtë jetën e tij sentimentale, pasi sot në media ka qarkulluar një foto e të dashurës së tij të re.
Ai ndau në Instagram një foto nga një ndeshje padeli, ku shfaqej me një vajzë por pa zbuluar identitetin e saj.
Megjithatë, nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe burimeve tona faktin që bëhej fjalë pikërisht për të njëjtën vajzë që pak ditë më parë e kishte përqafuar në një koncert: Xhoana Toshi.
