Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë jetën e natës në Prishtinë…

Vetëm pak ditë përpara performancës së saj në festivalin “Sunny Hill 2025”, Dua Lipa ka zgjedhur të shijojë atmosferën e verës në Prishtinë, larg skenës dhe prozhektorëve.

Të mërkurën në mbrëmje është parë në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Të dy janë fotografuar në praninë e disa miqve të afërt dhe duke shijuar jetën e natës në Prishtinë,

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se çifti ka qenë tepër i afërt dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të qetë e të qëndrueshme. Dua Lipa performon natën e parë të Sunny Hill dhe ka premtuar një mbrëmje të zjarrtë në qytetin e saj të lindjes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com