Beyonce mbyll turin me puthje romantike…
Beyoncé dhe Jay-Z ndanë një moment të ëmbël në skenë, ndërsa ajo mbylli turneun e saj rekord-thyes “Cowboy Carter” të shtunën mbrëma në Las Vegas.
Teksa doli në skenë për shfaqjen e saj të fundit në stadiumin Allegiant në Las Vegas, këngëtarja amerikane, 43 vjeç, surprizoi fansat duke sjellë në skenë bashkëshortin e saj, për pjesën e tij të repit në këngën “Crazy in Love”.
Beyoncé u tërhoq paksa gjatë këngës së njohur për t’i lënë vendin Jay-Z që të performonte, dhe më pas eci me stil drejt tij për të ndarë një puthje të ëmbël përpara 90,000 fansave. Përvec Jay-Z pjesë e përmbylljes së turit ishin dhe vajzat e Destiny’s Child.