Sorry, no posts matched your criteria.

Një ditë para koncertit Armend Rexhepagiq nderohet me çmimin e rëndësishëm…

Artistit të njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi prestigjioz “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Në tekstin e mirënjohjes thuhet:

“I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon.”

Ky vlerësim vjen vetëm një ditë para koncertit recital që Armend Rexhepagiqi do të mbajë nesër në Prishtinë, një mbrëmje e shumëpritur nga adhuruesit e tij, që pritet të jetë jo vetëm artistike, por edhe emocionale një rikthim i madh në skenën që e njeh dhe e do.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com