Bono i U2: “Vëllai më sillte ushqime nga aeroporti kur isha adoleshent”
Si një nga yjet më të suksesshëm të rock-ut në botë, Bono nuk është aspak pa para.
Por rezulton se jeta për vokalistin e U2, 65 vjeç, i cili thuhet se ka një pasuri prej 500 milionë paundë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Në një intervistë të dhënë së fundmi vokalisti i U2 zbuloi se pas vdekjes së nënës së tij ishte detyruar të ushqehej me puré patatesh si dhe ushqime të mbetura nga aeroplanët.
Duke folur në podcast-in “Ruthie’s Table 4”, këngëtari irlandez tha se kur ishte adoleshent, vëllai i tij Norman, i cili punonte në Aeroportin e Dublinit, i sillte në shtëpi ushqime të tepërta nga aeroportet për të.
Nëna e Bonos, Iris Heëton, vdiq në vitin 1974, në moshën 48-vjeçare, kur ai ishte vetëm 14 vjeç.