Sorry, no posts matched your criteria.

“Duhet të humbë peshë”/ Habit babai i miliarderit Elon Musk: Nuk jam krenar për djalin tim!

Babai i Elon Musk tha gjatë një interviste se nuk është krenar për djalin e tij miliarder, duke thënë se Elon është i pakënaqur me përparimin e tij në karrierë.

Gjatë intervistës së realizuar sot  me radion australiane The Kyle and Jackie O Show, 76-vjeçari Errol Musk u pyet nëse ishte krenar për arritjet e Elon.

Errol u përgjigj: “Jo. E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë, nuk është sikur kemi filluar papritur të bëjmë diçka.”

Ai komentoi gjithashtu fotot virale të djalit të tij, i cili ishte me pushime në Greqi, duke thënë “Elon është shumë i fortë, por po ha keq” dhe i kërkoi të merrte një produkt për humbje peshe.

Errol në intervistën e së hënës pranoi se Elon, themeluesi i Tesla dhe shefi i SpaceX, ka arritur mjaft në krahasim me vëllezërit e motrat e tij.

 “Ata kanë parë shumë gjëra dhe ne kemi bërë shumë gjëra së bashku,” tha Errol për familjen e tij, duke iu referuar udhëtimeve të klanit të tij në Kinë, pyjet tropikale të Amazonës dhe vende të tjera. “Por Elon në fakt ka tejkaluar me të vërtetë limitet.”

Errol vazhdoi të diskutonte për djalin e tij , duke thënë se Musk më i ri ndihet “mbrapa me planin” për sa i përket ambicieve që ai ka për kompanitë e tij të ndryshme dhe “nuk është aq i lumtur sa do të donte të ishte”.

“Ai është i frustruar me përparimin dhe është e kuptueshme,” tha Errol. “E di që tingëllon çmenduri, por ne priremi të mendojmë kështu si familje. Tani ai është 50 vjeç dhe unë ende e mendoj si një djalë të vogël. Por ai është 50 vjeç, dua të them që është një plak.”

Krahasuar me Elon, Errol tha gjatë intervistës se djali tjetër i tij, Kimbal Musk, është “krenaria dhe gëzimi” i jetës së tij. Kimbal është një kuzhinier me një vlerë neto të vlerësuar prej 700 milion dollarë, megjithëse Errol pretendoi se Kimbal ishte gjithashtu një miliarder.

Intervista nuk i dha vetëm të moshuarit Musk një shans për të ‘goditur’ djalin e tij. Krahas diskutimit për Elon, intervista e Errolit preku edhe lajmet e fundit se ai ka dy fëmijë me vajzën e ish-bashkëshortes së tij, 35-vjeçaren Jana Bezuidenhout.

Errol, i cili është 42 vjet më i madh se Bezuidenhout, u bë njerku i saj kur ajo ishte katër vjeç. Tashmë dyshja kanë dy fëmijë së bashku. Ai e quajti marrëdhënien e tij me të “plotësisht normale”. Këto komente pasojnë deklaratat e tjera të mëparshme në të cilat ai pohoi: “E vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është të riprodhojmë. Unë nuk mund të shoh ndonjë arsye pse të mos e bëjmë”.

Intervista e Errol të hënën erdhi vetëm disa ditë pasi djali i tij vendosi të ngrejë një kundërpadi kundër Twitter , e cila e përshkallëzoi luftën e tij ligjore kundër gjigantit të mediave sociale për përpjekjet e tij për t’u larguar nga një marrëveshje blerjeje prej 44 miliardë dollarësh.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com