Albërije Hadërgjonaj: Kam shkruar një baladë për historinë e Beatrix dhe Donaldin
Sapo doli nga “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj publikoi këngën “Faj”, të cilën ia kishte dedikuar historisë së saj me aktorin Donlad Veshaj. Por me sa duket edhe tezja e këngëtares, Albërije Hadërgjonaj është frymëzuar për të shkruar një tjetër këngë për historinë e dashurisë së mbesës së saj.
Së fundmi teksa zbuloi një bisedë që ka pasur me Beatrix, Albërija tha se kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë me Donaldin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Por në fakt ajo zbuloi se Beatrix ka vendosur që të mos e këndojë, teksa sqaroi edhe arsyen.
“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti. E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë. është e mirë, shumë pozitive. Është me të vërtetë shumë dinjitoze“- tha Albërija në një intervistë.
“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.
Beatrix nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me këngët e saj, por disa kohë më parë ajo vendosi të flasë. Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj. Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet, duke sqaruar se nuk ka bërë asnjë dedikim për Donaldin. Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin që ka publikuar këngëtarja Beatrix Ramosaj, i cili mban titullin “Faj”.
“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar këngëtarja në një postim. “Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shtoi më tej Ramosaj në një tjetër postim në Instastory.
Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksoi se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.
Beatrix tha se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shtoi se së shpejti do të jenë bashkë.
Ndërsa sa i përket këngës “Ma shumë se ti”, edhe pse i përshtatet historisë së saj me Donaldin, është dyshuara më parë se nuk është një dedikim.
Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur. “Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”- thotë Beatrix duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.
Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo nuk e ka gjetur veten te kjo këngë.