Sorry, no posts matched your criteria.

Usher zbulon gjendjen e Justin Bieber 1 muaj pas paralizës faciale

Në muajin qershor Justin Bieber zbuloi për të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij se vuante nga një sindromë e rrallë e paralizës së fytyrës të quajtur “Ramsay Hunt”. Me anë të një postimi në Instagram në atë kohë, ku tregonte edhe problemet që kishte fytyra e tij, Bieber tha se do të merrte kohë pushim, ndërsa anulloi datat e mbetura të turit të koncerteve. 

Këngëtari Usher ka zbuluar se Justin Bieber mirë,  vetëm një muaj pasi zbuloi se kishte sidromën “Ramsay Hunt”.“Si artist, mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht. Jam i lumtur që isha në fillim dhe jam ende pjesë e jetës së tij, si mik”, ka thënë artisti për “Extra”.

Usher shtoi se është takuar me Bieber-in së fundmi dhe kanë kaluar kohë së bashku. “Unë mendoj se çfarëdo që ai mund të përjetojë tani, është në të vërtetë shumë e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij”, ka thënë ai. Bieber foli për sëmundjen e tij një muaj më parë, duke rrëfyer se i është paralizuar gjysma e fytyrës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com