Erioni zbulon arsyen e ndarjes nga Mikela
Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela Pupa dhe Erioni, janë çifti i tretë të cilët dolën të deklaruar nga programi.
Por mesa duket kjo dashuri nuk zgjati shumë pasi dyshja i dha fund lidhjes duke mos dhënë shpjegime për arsyen e ndarjes.
Erioni na i ka treguar të gjitha gjatë një interviste për “Prive”, duke nisur nga arsyet kryesore që çuan në prishjen e raportit të tij me Mikelën.
“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”- u shpreh Erioni.