Dedikimi special emocionon Romeon, Donaldi i “kthen borxhin” të vëllait
Një nga momentet më të bukura të Big Brother ishte padyshim takimi i Donaldit dhe Romeos, me shumë emocione dhe surpriza. Njv ndjekës i rregullt besojmë e kujton momentin kur Romeo i dërgoi një mesazh zanor Donaldit duke i shprehur të gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tij.
Duket se Donaldi kishte ruajtur finalen e sezonit të “Më lër të flas” për t’i kthyer të njëjtin mesazh binjakut të tij.
“Bashkë jemi të plotë. Kemi qenë gjithnjë për njëri tjetrin, ndoshta ti më shumë se unë. Kur ishim të vegjël t’i gjithmonë je kujdesur për mua, më mbroje. Ndoshta më shumë se une ty. Ti je i vetmi që ke bërë gjithcka për mua. Ke qenë aty për mua. Në cdo lot… Dua që nëpërmjet këtij klipi të të them se unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”,- ishin këto disa nga fjalët e Donaldit.
Sigurisht nuk munguan edhe fjalët “gjysma ime”, “demi vëllait” dhe “gjithmonë bashkë asnjëherë vetëm”.