Flirt mes Beatrix Ramosaj dhe Andi Artanit? Reagon këngëtarja
Këngëtarja Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV.
Komentet e fundit të shkëmbyera mes tyre kanë bërë bujë në rrjetet sociale pasi fansat kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre.Gjatë një intervistë për rubrikën “Kë zgjedh” të programit “Mirage”, ai bëri një koment për këngëtaren dhe tha: “Një farë simpatie e kam për të”.
Së fundmi, Andi ka publikuar një foto dhe menjëherë ka tërhequr vëmendje komenti i Beatrix: “I Dukagjinit mo”.“Kjo është e qartë,”-shkruan ish-konkurrenti i Për’Puthen. Jo vetëm kaq por ai i ka dërguar edhe një emoji me puthje Trixës.
Beatrix është treguar e shpejtë në mohimin e aludimeve për një lidhje mes saj dhe Andit. Me anë të dy statuseve të publikuara në rrjetin social Twitter, Beatrix ka sqaruar se është beqare dhe për momentin po i dedikon kohë vetëm vetes.
“Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë”– ka shkruar Beatrix.
Kujtojmë që Andi është përfolur shumë gjatë për raportin që pati me Jasmina Kadriun e më pas edhe me këngëtaren e njohur, Diona Fona. Ndërsa Beatrix ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen nga Donald Veshaj.