Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet kush do të prezantojë Sanremo-n në krah të Chiara Ferragni-t

Amadeus, drejtori kreativ i Sanremo prej shumë kohësh tashmë ka zbuluar emrin e dytë që do të prezantojë në të pesta netët e festivalit që mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm. Krah Chiara Ferragni-t, që u zbulua pak ditë më parë, do të jetë Gianni Morandi. 

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm prezanton Sanremon. Më parë në vitin 2011 dhe më pas edhe në vitin pasardhës ka bashkëprezantuar festivalin. Ai është një artist multidimensional, teksa ka provuar edhe aktrimin, televizionin dhe fusha të tjera të artit. Në festivalin e shkurtit të kaluar, Morandi mori vendin e tretë me këngën “Apri tutte le porte”. Kujtojmë se ai ka qenë fitues i festivalit në vitin 1987.

Festivali i Sanremo 2023 do të mbahet nga 7 deri më 11 shkurt, sic është bërë me dije. Në konkurs do të marrin pjesë sërish 25 artistë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com