Sorry, no posts matched your criteria.

Ledri Vula tregon momentin më kulminant të karrierës së tij

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “A Live Night” ishte Ledri Vula në një rrëfim për karrierën dhe jetën private. Reperi tregoi për hapat e parë në muzikë, kohët kur ishte grup me Skivin por edhe shkëputjen më vete si artist.

“Jam njohur me Lumin, Viganin, Skivin. Në atë kohë mundësitë kanë qenë shumë të vogla për të bërë një këngë vetë. Ka qenë më ‘in’ të ishim grup. Kaq e thjeshtë ka qenë. 5 minutat e para të famës më është dukur sikur nuk kam shkelur në tokë. Kënga e dytë menjëherë ka qenë dështim, më dha një shuplakë të bukur. Prej asaj dite jam me këmbë në tokë, edhe falenderues për secilin sukses që vjen”,-u shpreh Ledri.

Më tej Ledri tregoi se pas ndarjes nga grupi “Skillz”, ka qenë një ndër periudhat më të vështira.

“Prej ndarjes së “Skillz”, nëse mund ta quaj, sepse nuk ka qenë ndarje, unë e kam ditur që do shkoj në studio të bëj këngë, nuk do ndalesha të shkruaj. Por edhe kam menduar a të kthehem. Ka qenë një periudhë prej ma të vështirave deri te më e mira. Para këngës “100 Probleme”, nuk kisha çfarë të humbja. Doja ta bëja vetëm për qejf. Më pas gjithçka ndryshoi. Ky ndoshta ka qenë momenti kryesor në karrierë”, përfundoi ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com