Sorry, no posts matched your criteria.

Zgjodhi të fliste 5 vite më vonë për abortin, Orinda Huta tregon se çfarë ndodhi pas rrëfimit të saj

Orinda Huta në një intervistë së fundmi për “Mira Kazhani Podcast”ka rrëfyer eksperiencën e saj të trishtë me abortin. Pas intervistës së sinqertë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka sqaruar se pse e ka bërë një rrëfim të tillë 5 vite më vonë ndodhisë, tani pasi është bërë nënë.

“Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë vec në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet. Inboxin e kam pasur plot dhe jam përpjekur cdo dite t’ju përgjigjem. Me besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë”- u shpreh ajo.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com