Olsa Muhameti tregon nëse Bora Zemani do të jetë pjesë e këtij programi të ri në Top Channel
Që pas përfundimit të “Përputhen” publiku nisi të aludonte se ku do ta shohim Bora Zemanin. Pak kohë më parë autorja Olsa Muhameti zbuloi se duke nisur prej korrikut në ekranin e Top Channel do të vijë një tjetër program nën emrin e saj. I quajtur “Kepi i Tundimeve”, ky emision do të sjellë në ekran aventurën e pesë vajzave dhe pesë djemve të cilët duhet të rrinë me rroba banje gjatë gjithë kohës në një vilë të përbashkët.
Përmes “ask & question” në Instastory, Olsa ka zbuluar disa detaje të programit. E pyetur se kush do ta moderojë, ajo u shpreh se ky emision nuk do të ketë prezantues.
Kështu që ajo konfirmon se Bora Zemani nuk do të jetë moderatorja e emisionit.