Alketa Vejsiu rrëfen një nga momentet më të trishta të jetës: Ishin mbledhja e parave të një viti, u dogjën…
Alketa Vejsiu gjatë programit “Në kurthin e Piter Panit” ditën e djeshme, ka treguar një moment që i ka mbetur në kujtesë nga fëmijëria e saj. Ajo ka treguar se sa shumë është lumturuar kur prindërit i blenë një palë atlete kineze por më pas një e papritur ndodhi që e mërziti moderatoren asokohe.
Prindërit ia vendosën atletet në sobën me dru për t’u tharë, por më pas ata kanë harruar t’i hiqnin e për pasojë u dogjën.
“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”– tha prezantuesja duke përcjellë një mesazh motivues për të gjithë të vegjlit që po e dëgjonin me mëmendje por edhe për shikuesit gjithashtu.